Maqedoni
Disa lagje dhe fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike
20.04.2016 12:55
Shfrytëzuesit nga "Bella Zemja", si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga Kadino, Havel, fshati Marino dhe Mulliri Kadino...

Shfrytëzuesit nga "Bella Zemja", si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga Kadino, Havel, fshati Marino dhe Mulliri Kadino në komunën e Ilindenit nesër prej oës 08:15 deri orën 13:00 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike.
Nga ora 09:00 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga rrugët "Viniçka", "Uashington" dhe "Drinska" në komunën e Shuto Orizarit, si dhe shfrytëzuesit nga fshati Svillare e Poshtme në komunën e Sarajit.
Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 15:30 pa furnizim me energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga fshatrat Osinçan, Elovë, Malçishtë, Breznica e Re, Jabollcë, Patishka Rekë, Dërzhivllovë dhe Hidrocentrali në fshatin Patishka Rekë.
Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e intervenimeve në rrjetin distribues nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni./mia
