Botë

Tërmet i ri në Ekuador

20.04.2016 13:25

Tërmet me intensitet prej 6,2 ballë sipas shkallës së Rihterit sot e goditi Ekuadorin, njoftoi Qendra Pacifike për paralajmërim për paraqitje të cunamit...

Tërmeti i sotëm vjen vetëm disa ditë pas tërmetit të fuqishëm në Ekuador gjatë fundjavës, në të cilin e humbën jetën mbi 500 persona.
 
Epiqendra e tërmetit të sotëm ka qenë 70 kilometra në perëndim të qytetit Esmeralda, në afërsi të epiqendrës së tërmetit paraprak, i cili ishte me fuqi prej 7,8 ballë sipas shkallës së Riterit.
 
Sipas informacioneve fillestare, sot janë ndier dy tërmete në kohëzgjatje prej 30 sekondave, që ka shkaktuar shqetësim mes banorëve të cilët masivisht kanë dalë në rrugë.
 
Ende nuk ka informacione për pasojat nga tërmeti i sotëm./mia