Basketboll

NBA, San Antonio e Atlanta kalojnë me lehtësi

20.04.2016 13:46

Asnjë problem për San Antonio Spurs edhe në ndeshjen e dytë play off kundër Memphis...

Skuadra teksane nuk e pati aspak të vështirë ndaj skuadrës nga Tenesee tw cilwn e mundi me shifrat 94-68 duke e çuar në 2-0 avantazhin e përgjithshëm.
 
Ndeshja ndryshoi marsh për vendasit në periodën e tretë me Aldridge e Leonard që e mbyllën këtë sfidë me 23 pikë në total.
 
Spursat u treguan të vëmendshëm në mbrojtje, duke bllokuar pjesën më të madhe të aksioneve të skuadrës mike që regjistroi edhe një rekord negativ në historinë e kësaj skuadre me shiftrën më të ulët të pikëve të realizuara ndonjëherë.
 
Tashmë skuadrat do të zhvendosen në Memphis ku do tyë luhen dy sfidat e radhës.
 
Por nëse në Perëndim nuk ka surpriza, e kundërta po ndodh në Lindje ku Atlanta e frymëzuar nga Kyle Korver i rrëmbeu edhe sfidën e dytë skuadrës së Boston Celtic.
 
Edhe në këtë përballje, çelësi i suksesit rezultoi mbrojtja e hekurt e Atlantas me një rekord më vete pasi kjo skuadër nuk kishte arritur të bllokonte 15 goditje të kundërshtarit asnjëherë në historinë e ndeshjeve play off.
 
Ndeshjet 3 dhe 4 do të luhen në Boston ku Celtics do të kenë mbështetjen e publikutr dhe historisë së tyre të lavdishme për të rihapur llogaritë.