Maqedoni

Fondi për Sigurim Shëndetësor: Buxhet në rritje dhe shërbime në rritje

20.04.2016 14:20

Fondi për Sigurim Shëndetësor ka prezantuar segmentet bazë në të cilat është përqendruar në punën e tij gjatë vitit që lamë pas...

Rritje buxhetore, rritje të numrit të barnatoreve me të cilat Fondi bashkëpunon, risitë për mundësinë e aplikimit për procedurë in-vitro edhe për fëmijën e tretë dhe të katërt dhe lirimi nga participimi prej 6 mijë denarësh për këtë procedurë janë vetëm disa nga të arriturat e vitit 2015. 
 
“Në vitin 2016 kemi realizuar një rritje prej 1.4 miliardë denarëve, respektivisht buxhet i përgjithshëm prej 25.6 miliardë denarësh. Buxheti për 113 institucionet shëndetësore për 2015 ka qenë 12 miliardë e 896 milion denarë, rritje kjo për 5.4% krahasuar me 2014-tën. Fondi ka pasur marrëveshje me 2638 institucione shëndetësore, provat për të cilat ka ndarë buxhet prej 7.3 miliardë denarësh, apo 5% më shumë se në 2014.”- deklaroi drejtori i FSSh-së, Orhan Ramadani.
 
Në vitin 2015 janë realizuar 21 milionë e 129 mijë receta, për të cilat Fondi ka ndarë mjete në vlerë prej 2 miliardë e 425 milionë denarë.
 
Në listën e pajisjeve ortopedike, Fondi mundësoi karrocën elektronike për personat më aftësi të kufizuara të moshës 7-26 vjeçare  dhe atyre mbi moshën 65 vjeçare.
 
Vlera e përgjithshme e pajisjeve ortopedike të ndara nga Fondi është 700.4 milionë denarë, njoftuan nga FSSh.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI