Maqedoni

UEJL, hapet “Panairi i Karrierës”

20.04.2016 14:35

U hap sot për të 11-tën herë me radhë, Panairi I Karrierës në organizimin e Qendrës për Karrierë të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë...

Në këtë Panair të Karrierës, më shumë se një dekadë takohen studentët me punëdhënësit e tyre potencial si dhe komunitetin e biznesit me udhëheqësit e tyre të ardhshëm, drejtorë dhe menaxherë në kompanitë e tyre. Në hapjen e panirit, I pranishëm ishte edhe ministry I arsimit, Pishtar Lutfiu.
 
“Jam i bindur se edhe këtë vit nga kontaktet të cilët do të realizohen në këtë panair, do të pasojë bashkëpunim i mëtutjeshëm, punësim si dhe ndërtim i karrierës së suksesshme. Kompanitë tani më njëmbëdhjetë vite nga ky universitet marrin kuadër të lartë arsimor profesional i cili do të punojë në ngritjen e cilësisë në punë. Ndërsa çdo brez i ri i studentëve, fiton mundësinë të punësohet në njërën nga kompanitë më të mira në Republikën e Maqedonisë“, theksoi Lutfiu me këtë rast. 
 
Universiteti i Evropës Juglindore, ofron arsimim sipas standardeve botërore, prandaj për këtë arsye kompanitë më të suksesshme këtu kërkojnë kuadër, për të cilët besojnë se shumë lehtë mund të kyçen në punën e tyre, u potencua gjatë panairit.