Maqedoni

Agjencia për mbështetje financiare: Filloi afati i aplikimit për subvencione

20.04.2016 14:53

Ka filluar paraqitja e aplikimeve për shfrytëzimin e subvencioneve për bujqësi dhe blegtori për vitin 2016...

“Deri më  30 qershor të këtij viti, fermerët kanë kohë në  dispozicion për dorëzimin e dokumenteve të tyre në zyrat rajonale të Ministrisë së Bujqësisë dhe këshilltarët e Agjencisë për përkrahje financiare dhe zhvillimit rural. Risi këtë vit në pjesën e paraqitjes për subvencione është se kemi sistem tërësisht elektronik të paraqitjes, që do të thotë se nëpërmjet linkut të publikuar në ueb faqen e agjencisë qytetarët do të kenë qasje te sistemi i paraqitjes.”- deklaroi drejtoresha e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimit rural, Biljana Vukoviq.
 
Po ashtu të gjithë ata që nuk janë në gjendje t’a bëjnë paraqitjen në formë elektronike, do të kenë mundësi që atë ta bëjnë në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, apo tek agjencia në fjalë, ku të punësuarit do t’u dalin në ndihmë për kryerjen e aplikimit për subvencione.
 
Nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimit rural bëjnë të ditur se buxheti për subvencionim për të gjitha programet për këtë vit arrijnë në rreth 150 milion euro. 
 
GYLTENE SINANI