Maqedoni

Kadastra: Elaborate falas për 5000 qytetarë dhe kompani

20.04.2016 16:36

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore me të cilat Kadastra do të bëjë matje të objekteve të 5.000 qytetarëve dhe kompanive dhe do t’u japë elaborat gjeodezik falas...

Bëhet fjalë për objekte për të cilat qytetarët dhe kompanitë posedojnë dokumentacion teknik ndërtimor, por për arsye objektive ose subjektive nuk e kanë dorëzuar deri te Kadastra në kohën sa zgjati procedura për regjistrim sistematik, duke lëshuar kështu mundësinë për matje falas dhe marrje të fletëpronësisë.

“Kjo masë i unifikon të gjithë qytetarët të cilët posedojnë dokumentacion të vjetër teknik ndërtimor para kushtetutës dhe ligjit. E shfrytëzoj këtë rast që qytetarët dhe kompanitë sa më shpejtë të drejtohen te sportelet e Kadastrës, të parashtrojnë kërkesë dhe ta dorëzojnë dokumentacionin, pas çka Kadastra do të dalë në vendin e ngjarjes, do të bëjë matje të objektit dhe do të bëjë elaborat gjeodezik falas, ndërsa qytetari do të mund ta regjistrojë objektin në Kadastër dhe të marrë fletëpronësi”, deklaroi në pres konferencën e sotme drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Tërpeski.