Botë
Tiranë, Basha e Tahiri përplasje për Shullazin
20.04.2016 16:50
Emiljano Shullazi, i dyshuar për shumë krime në Shqipëri, dhe gjithashtu i përfolur si mik i kryeministrit, Edi Rama, sërish po shkakton sherr mes politikës...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar ministrin e Brendshëm për lidhje të forta me Shullazin. Sipas shefit të opozitës, kryeministri Rama dhe ministri Tahiri po bëjnë gjithçka që Shullazi mos t’u nxjerrë të palarat.
“Gjyqi është një provë në vigjilje të reformës në drejtësi për t’u dhënë shpresë shqiptarëve që lidhjet e krimit me pushtetin nuk mund të jenë përherë mbi ligjin.”- deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Pas disa minutash erdhi edhe reagimi i ministrit, Saimir Tahiri.
“As Shullazi dhe askush nuk është mbi ligjin. Policia e shtetit është e para që ka bërë detyrën një më një, duke respektuar çdo kriter ligjor.”- tha ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri.
Gjykata e krimeve të rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljano Shullazin, i dyshuar për disa gjobëvënie ndaj biznesmenëve të fuqishëm.
Ai është i përfolur se mbështetet fort nga kryeministri, Edi Rama, duke i shpëtuar deri tani drejtësisë. Ndërsa për demokratët, në arrestimin e Shullazit kësaj here kanë ndikuar amerikanët.
LULJETA NDOKA
