Maqedoni

Kushtet e Zaevit, Veljanovski: Respektoj atë që thotë Kushtetuta

20.04.2016 17:09

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, nuk do të thërrasë mbledhje të Kuvendit për të tërhequr vendimin...

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, nuk do të thërrasë mbledhje të Kuvendit për të tërhequr vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të 5 qershorit, pasi që mendon se me këtë hap shkelet Kushtetuta e vendit.

Veljanoski rikujton Nenin 63, Paragrafi 6, nga Kushtetuta, që thotë se: “Kuvendi shpërndahet nëse për këtë janë deklaruar shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.”

Prandaj, në këtë kontekst, Veljanoski edhe një herë thekson se deputetët e kanë sjellë një vendim të këtillë dhe ai nuk ka asnjë kompetencë që ta kthejë mbrapsht të njëjtin.