Maqedoni

Skandal në spitalin e Gjevgjelisë, mjekët bëjnë selfie në mes të operacionit

20.04.2016 17:15

Edhe një tjetër skandal në spitalin e Gjevgjelisë. Një grup i përbërë nga mjekë, anesteziologë dhe infermierë...

Edhe një tjetër skandal në spitalin e Gjevgjelisë. Një grup i përbërë nga mjekë, anesteziologë dhe infermierë, gjatë një operacioni kanë lënë detyrën e tyre dhe janë rreshtuar për t’u fotografuar me pacientin, të cilit në selfijen e ekipit që po e operonte i duken madje edhe njollat e gjakut nga barku i hapur. Mjekët e kanë hedhur foton në rrjetet sociale. 
 
“Spitali ka marrë menjëherë masë disiplinore ndaj të gjithë personave që shihen në foto. Sipas nenit 186, pika 1, në Ligjin për mbrojtje shëndetësore, kemi kundërvajtje disiplinore, për të cilën është ngritur procedurë disiplinore e duhur”, njoftojnë nga spitali i Gjevgjelisë. 
 
Por, nuk është vetëm ekipi i selfijes së fundit problematikë në spitalin e Gjevgjelisë. Vetëm para pak muajsh, një lehonë dhe një foshnje vdiqën në këtë spital si pasojë e papërgjegjësisë totale të dy anesteziologëve, të cilët u paraqitën në sallën e operimit në gjendje të dehur.