VMRO-DPMNE: Deklarata e Zaevit, destruktive
“VMRO mbetet konstruktive kur është në pyetje Maqedonia”, janë kundërpërgjigjur nga partia maqedonase në pushtet...

Ilia Dimovski nga VMRO e cilëson deklaratën e Zaevit si destruktive dhe të papërgjegjshme.
“Zaev i ikën bisedimeve me të cilat trasohet rruga drejt zgjedhjeve dhe zgjidhjes së krizës politike”, akuzojnë nga VMRO.
“Zaevi sot i ktheu shpinën Maqedonisë dhe konfirmoi se qëllimi i tij është thellimi dhe eskalimi i krizës. Ai dhe njerëzit e tij mundet të funksionojnë dhe të tërheqin vëmendjen vetëm në kohëra krize. Me ikjen nga bisedimet në Vjenë, Zaev tregoi se dëshiron të shpëtojë karrierën e tij, duke mbajtur peng Maqedoninë. Zaevit i intereson vetëm Zaevi dhe OJQ-të nën ombrellën e Sorrosit. Zaev i vuri vulën sulmeve ndaj policisë, demolimit të përmendoreve dhe institucioneve dhe konfirmoi se është në panik nga përballja me qytetarët në zgjedhjet e 5 qershorit.”- deklaroi Ilia Dimovski nga VMRO-DPMNE.
