SH. M. “Marija Kiri Skllodovska” me drejtim teknik të kimisë teknologjike në gjuhën shqipe
Këtë vit në konkursin e shpallur nga MASH për vitin shkollor 2016/2017, është paraparë që në shkollën e mesme “Marija Kiri Skllodovska” për herë të parë në gjuhën shqipe të behet hapja e një paralele e drejtimit teknik i kimisë teknologjike...

Kjo shkollë është e vetmja në nivel republikan me 8 laboratorë kimikë dhe një kompani për prodhim të cilët janë parakushte kryesor që nxënësit të pajisjen me diturin praktike dhe mënyrë të pavarur të kryejnë ushtrimet laboratorike për këtë drejtim.
“Si rezultat të drejtimeve deficitare dhe të vetme në gjuhën shqipe në gjithë Republikën e Maqedonisë kemi tërhequr nxënësit e dalluar të cilët perspektivën e të ardhmes së tyre e shohin këtu. Duke u nisur nga fakti se ky segment i shoqërisë sonë për popullin shqiptar është i pa përpunuar apo ka mungesë të këtij kuadri dhe mendojmë se do të hapë mundësi të reja punësimi”, thonë përgjegjësit shqiptarë të shkollës.
Me këtë hap shkolla e mesme “Marija Kiri Skllodovska” do të jetë shkolla e parë që po e sjell këtë drejtim për nxënësit shqipëtar në Shkup dhe në gjithë Republikën e Maqedonisë due u mundësuar nxënësve shqiptarë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare ashtu siç e parasheh ligji për arsim të mesëm.
Momentalisht në këtë shkollë funksionojnë 16 paralele me mësim në gjuhën shqipe: Drejtimi Teknik laboratoriko farmaceut, teknik laboratoriko medicinal këto drejtime të mjeksisë ku i dyti është i vetmi në Qytetin e Shkupit për nxënësit shqiptarë, dhe drejtimet Teknik i proceseve prodhuese dhe Teknik i optikës së syve që të dy drejtimet janë drejtime të vetmet në Republikën e Maqedonisë me mësim në gjuhën shqipe, thuhet në kumtesën e leshuar nga Ministria e Arsimit.
