Vazhdojnë protestat, kërkohet zgjidhja e krizës brenda vendit
Kanë vazhduar protestat masive të shoqerisë civile dhe qytetarëve në Shkup....

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ivanov, tërheqjen e mënjëhershme të vendimit të tij për abolim të politikanëve, shtyerjen e zgjedhjeve deri në plotësimin e të gjitha kushteve, formimi i një qeveri teknike për të implementuar reformat e nevojshme dhe zgjidhjen e krizës politike brenda kufijve të vendit.
“Ne kërkojm dorëheqje e parevokueshme të Gjorge Ivanovit nga posti president i Republikës së Maqedonisë, qëndrim i Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e PPS-së, formim të një sektori special në Gjykatën Penale, që do të jenë kompetent për rastet e juridiksionit të PPS-së, tërheqje urgjente të vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 5 qershor, përfshirje dhe prezencë të domosdoshme të përfaqësuesve të pavarur nga sektori civil në procesin e zgjidhjes së krizës brenda vendit, dhe formim i qeverisë kalimtare e cila deri në fund do të zbatojë prioritetet reformuese urgjente nga raporti i Pribes".
Protestuesit marshuan para godinës së Kuvendit, Qeverisë dhe më pas hodhën ngjyrë drejt barakave të Qytetit të Shkupit dhe përmendorëve të tjera në afërsi te Kuvendit.
Organizatorët e këtyre protestave thanë se nuk do t’i ndërprejnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protesta kanë vazhduar vedhe në qytete të tjera të Maqedonisë. (Rexhep Qamili, TVM2)
