Botë

Një kapiten amerikan ka ndihmuar të ndalet sulmi terrorist ndaj një shkolle në Danimarkë

21.04.2016 09:18

Kapiteni i forcave tokësore të SHBA-së, Bradli Grim u ka ndihmuar forcave daneze të sigurisë të ndalin një sulm terrorist në një shkollë në Danimarkë...

Kapiteni i forcave tokësore të SHBA-së, Bradli Grim u ka ndihmuar forcave daneze të sigurisë të ndalin një sulm terrorist në një shkollë në Danimarkë, deklaroi zëdhënësi i njësive ushtarake amerikane, të cilët marrin pjesë në operacionin antiterrorist në Irak dhe Siri, Stiv Uoren.
 
Sipas tij, Grim u ka zbuluar informatë të rëndësishme autoriteteve daneze, e cila ka ndihmuar për arrestimin e gjoja terroristëve.
 
"Informatat e marra nga ai kanë ndihmuar për pengimin e komplotit, ndërsa gjithashtu edhe për arrestimin e të dyshuarve dhe marrjen e materialeve shpërthyese", theksoi Uoren në Uashington, duke shtuar se "vepra e tij me siguri i ka shpëtuar jetët e shumë qytetarëve danez".
 
Kapiteni amerikan është shpërblyer nga autoritetet daneze me medalje për merita të veçanta./mia