Botë

Mbi 330,000 migrantë kanë fituar azil në Evropë

21.04.2016 09:32

Agjencia për Statistika e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se vendet e BE-së u kanë dhënë azil mbi 330,000 migrantëve vitin e kaluar...

Eurostat ka thënë se 333 mijë e 350 personave u është dhënë mbrojtje ndërkombëtare në vitin 2015.

Shifra është 72 përqind më e lartë se në vitin 2014. Rreth gjysma e përfituesve të azilit, përkatësisht 166 mijë e 100 persona janë shtetas sirianë, pastaj 27 mijë e 600 janë nga Eritrea dhe 23 mijë e 700 nga Iraku.

Gjermania ka miratuar shumicën e kërkesave për azil. Suedia ka qenë e dyta, pastaj Italia, Franca, Birtania, Austria dhe Holanda.

Vendet e Bashkimit Evropian që kanë pranuar më pak se 100 veta, përfshijnë Kroacinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Slloveninë dhe Sllovakinë.

Mbi një milion veta, shumica nga Lindja e Mesme, kanë arritur vitin e kaluar në Evropë.