Botë

Brukseli e hodhi poshtë kërkesën për mbylljen e centraleve bërthamore

21.04.2016 09:55

Belgjika e hodhi poshtë kërkesën e Gjermanisë fqinje për mbylljen e dy centraleve më të vjetra bërthamore në afërsi të kufirit të përbashkët...

Belgjika e hodhi poshtë kërkesën e Gjermanisë fqinje për mbylljen e dy centraleve më të vjetra bërthamore në afërsi të kufirit të përbashkët, duke pohuar se objektet i përmbushin standardet më të rrepta të sigurisë.
 
Ministri gjerman i Mjedisit jetësor, Barbara Hendriks ka kërkuar që reaktorët 40-vjeçar "Tianzh 2" dhe "Dul 3" të çkyçen "derisa nuk zgjidhen çështjet e sigurisë".
 
Agjencia belge për siguri bërthamore kumtoi se dy bërthamoret "i përmbushin kërkesat më të rrepta të mundshme të sigurisë"./mia