Botë
APKE: Marrëveshja BE-Turqi ngriti çështje serioze lidhur me të drejtat e njeriut
21.04.2016 10:26
Marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë "ngriti shumë çështje serioze lidhur me të drejtat e njeriut", konsideron Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE)...

Siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Strasburgu, Kuvendi shpreh edhe dyshime për atë nëse Turqia i plotëson testet e ashpra ligjore personale të BE-së për kthim të kërkuesve të azilit, me të cilat sistemi grek për azil nuk mund të përballet dhe se përkrahja e BE-së për këto vende nuk është e mjaftueshme.
Një ditë pas fjalimit të kryetarit të Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker dhe kryeministrit të Turqisë Ahmet Dautogllu dhe në ditën e fjalimit të presidentit të Austrisë, Hajnc Fisher, APKE-ja në të cilën mbajnë mbledhje parlamentarët e 47-të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, miratoi seri të rekomandimeve specifike për BE-në, Turqinë dhe Greqinë që të sigurohet se marrëveshja nuk do t'i shkelë standartet juridike evropiane dhe ndërkombëtare dhe të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve.
Mes rekomandimeve është edhe thirrja që të ndalet me kthimin e kërkuesve të azilit në Turqi derisa nuk janë qartë të kënaqura kërkesat ligjore.
"Marrëveshja në rastin më të mirë ose më të keq i tejkalon kufijtë e asaj që është e lejuar me të drejtë evropiane dhe ndërkombëtare", tha raportuesja Tineke Strik, deputete holandeze nga grupi i socialistëve.
"Madje edhe në letër, ai ngriti çështje shumë serioze për kompatibilitetin me normat bazë për të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve. Ai deri tani i dha të gjitha indikacionet se do të jetë ende më problematike në praktikë", konsideron Strik.
Njëkohësisht u miratua edhe rezoluta e veçantë në bazë të raportit nga ana e gjermanes Anet Grot nga er Majta e Bashkuar Evropiane, në të cilën APKE bëri thirrje në mbrojtje ndërkombëtare për refugjatët sirianë, qoftë përmes ndihmës së përshtatur për vendet fqinje ose përmes "rrugës humanitare", siç janë shpërnguljet dhe bashkimet e familjeve, të cilat mund të lejojnë hyrje të sigurtë të një numri të madh të refugjatëve sirian./mia
