Maqedoni

Këtë fundjavë në Shkup spërkatja e dytë kundër mushkonjave

21.04.2016 11:44

Këtë fundjavë në rajonin e qytetit të Shkupit do të fillojë dezinsektimini i dytë me aeroplan dhe terrestrik këtë vit kundër mushkonjave...

Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, dezinsektimi i dytë me aeroplan në vitin 2016 kundër mushkonjave do të kryhet të shtunën dhe të dielën në periudhën nga ora 05:30 deri në orën 10:00.
 
Dezinsektimi i tokës do të bëhet në ditët prej datës 24 deri më 28 prill, në periudhën nga ora 23 deri në orën 4, ditën e ardhshme.
 
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, dezinsektimi me aeroplan kundër mushkonjave do të bëhet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme, në të njëjtin termin.
 
Në pajtim me këtë do të kryhet dhe dezinsketim përkatës terristrik.
 
Qyteti, siç theksohet në kumtesë, i njofton bletarët që me kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve./mia