Teknologji
Viber bëhet i papërgjueshëm
21.04.2016 11:48
Viber së fundmi ka prezantuar enkriptimin fundor për të gjitha mesazhet dhe thirrjet në platformën e saj, duke përfshirë edhe grupet me deri në 200 anëtarë...

Kompania, e themeluar në Izrael dhe blerë nga Rakuten në vitin 2014, bëri të ditur se funksionet e reja do të lëshohen globalisht në javët në vijim.
Funksionalitetet e reja të privatësisë do të jenë të disponueshme në Android, iOS dhe Desktop me versionin 6.0 të aplikacionit.
Enkriptimi i Viber do të variojë në disa nivele sigurie, bëri të ditur kompania, të cilat do të vizualisht do të përkthehen në formën e një “kyçi” me ngjyrë që shfaqet në të djathë të fushës së dërgimit të mesazheve.
Përdoruesit do të kenë mundësi përzgjedhin dhe ngjyrën jeshile që do të thotë se mund të kërkojnë identifikimin e bashkëbiseduesit ku secili prej tyre bart një çelës kriptografik përdorur për tu identifikuar në Viber.
Ngjyra e kuqe do të thotë se personi me të cilin po flisni nuk ka të aktivizuar enkriptimin. /albeu.com/
