Botë

Skandali në “Mitsubishi”, bastisen zyrat qëndrore të kompanisë

21.04.2016 12:14

Një ditë pasi pranoi falsifikimet e testeve të naftës, autoritetet japoneze kanë bastisur zyrat qëndrore të kompanisë së prodhimit të makinave “Mitsubishi”...

Qeveria e Japonisë tha se situata është shumë serioze dhe më 18 maj do të dalë me një qëndrim pas verifikimit të asaj që  ka ndodhur.
 
Skandali ka përfshirë 600 mijë automjete, 157 mijë automjete të markës “Mistubishi” dhe 486 mijë të markës “Nissan”, kompani kjo e cila kontrollohet pikërisht nga “Mitsubishi”.
 
Menjëherë pas lajmit, shitjet e kësaj korporate kanë pësuar rënie prej 15 %, duke shkaktuar një humbje prej 1.2 miliard dollarësh, ndërkohë që vetëm vitin e shkuar kjo kompani ka shitur mbi 1 milion automjete. 
 
Për momentin kompania ka bllokuar prodhimin e automjeteve deri në hetimin e plotë të ngjarjes.
 
GAZMEND KURTISHI