Maqedoni
Arrestohet Zoran Bozhinovski, pritet ekstradimi në Maqedoni
21.04.2016 12:53
Autoritetet serbe kanë arrestuar gazetarin maqedonas, Zoran Bozhinovski...

Bozhinovski gjatë ditës pritet të dalë para gjykatësit hetues në Novi Sad, pas çka do të pasojë procesi për ekstradimin e tij në Maqedoni, konfirmojnë nga MPB.
“Ministria e Drejtësisë ka pranuar shkresë nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Serbisë, në të cilën informohet së është bërë arrestimi i shtetasit të RM-së me inicialet Z. B.. Ministria e Drejtësisë, konform marrëveshjes për ekstradim më Serbinë, do të përgatisë lëndën dhe të njëjtën do ta procedojë, që të mund të bëhet ekstradimi i personit në fjalë.”- thuhet në njoftimin e MPB-së.
Autoritet maqedonase kanë shpallur fletarrest ndaj Bozhinovskit. Ai është njëri nga të dyshuarit në rastin “Spiun”.
