Maqedoni
DSHM: Mbështesim të gjitha protestat kundër qeverisë
21.04.2016 13:05
“Diaspora për shqiptarët e Maqedonisë” ka dalë sot në mbështetje të protestave kundër qeverisë Gruevski...

Në pres konferencën e sotme, përfaqësuesit e ‘Diasporës për shqiptarët e Maqedonisë” i dhanë mbështetje edhe protestave të sotme ku kanë paralajmëruar pjesmarrje edhe disa parti jashtëparlamentare shqiptare dhe ato që do të mbahen nesër.
“Ne si Diasporë shqiptare përkrahim të gjitha protestat kundër regjimit të gruevskit Gjithashtu pas takimit tonë me LSDM-në në lidhje me zgjedhjet e 5 qershorit, përshëndesim edhe pjesmarrjen zyrate të Unitetit dhe Besës në protesta, por jo me formën e primitivizmit demagogjik duke lidhur flamurin kombëtar shqiptar me flamurin shtetëror të Maqedonisë. Ne si diasporë përkrahim edhe protestën e nesërme nga Aleanca Shqiptare”, tha në pres konferencën e sotme, përfaqësuesi i Diasporës shqiptare për Maqedoninë”, Musa Lamallari.
Sipas tij, në betejën kundër qeverisë, nuk guxon të ketë kushtëzime e as pazare klanore e partiake, por duhet luftuar që institucionet e shtetit tu kthehen qytetarëve, shqiptarëve t’u njihet sovraniteti dhe të përkrahet Prokuroria Speciale.
