Botë

Austriakët të dielën zgjedhin president të ri

21.04.2016 14:47

Ekologjist, djathtist ekstrem dhe ish-gjykatës kushtetues, janë favoritët kryesor për fitore në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Austri, që do të mbahen të dielën...

Anketat tregojnë se në zgjedhje do të zhvillohet betejë jo e sigurtë ndërmjet ish-liderit të partisë, së Të gjelbërve, Aleksandar van der Belen dhe kandidatit të Partisë ekstreme djathtiste të Lirisë, Norbert Hofer, të cilët gëzojnë mbështetjen e rreth 25 për qind të votave.
 
Menjëherë pas tyre, në vendin e tretë është ish-gjykatësja e Gjykatës supreme Irmgard Gris e cila në këto zgjedhje shfaqet si kandidate e pavarur. Anketat tregojnë se ajo ndoshta shpreson se ndërmjet 20 dhe 21 për qind e votave.
 
Analistët si moment të rëndësishëm të këtyre zgjedhjeve e cekin faktin se kandidatët e dy partive kryesore në Austri, mbeten prapa tre favoritëve. Kështu, Rudolf Hudstorfer nga Partia Socialdemokrate e Austrisë do të duhej të fitonte ndërmjet 15 dhe 16 për qind të votave, prëderisa Andreas Kol nga Partia popullore e Austrisë mund të shpresojë në rreth 11 për qind të votave.
 
Edhe pse, shefi i shtetit ka kryesisht kompetenca protokollare, parashikimet e këtilla zgjedhore do të paraqisnin goditje të rëndë për socialdemokratët dhe konservatorët, të vetë apo në koalicion të përbashkët sundojnë me Austrinë prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.
 
Nëse realizohen parashikimet e këtilla zgjedhore, atëherë në rrethin e dytë që do të mbahet më 22 maj, sipas të gjitha gjasave do të gjendet ekologjisti Belen dhe djathtisti ekstrem Hofer, të cilët do të përpiqen në konto të vet t'i tërheqin votuesit e kandidatëve të tjerë.
 
Temë kryesore e fushatës parazgjehdore pritshëm ishte pçështja e refugjatëve dhe politika migruese, duke pasur parasysh se gjatë vitit 2015 Austria pranoi numër më të madh të refugjatëve në mesin evendeve të BE-së të shprehur në përqindje nga numri i prëgjithshëm i popullatës së saj.
 
Të drejtë vote gjatë zgjedhjes së trashëguesit tëp presidentit aktual Hans Fisher të dielën kanë rreth 6,3 milionë austriakë./mia