Maqedoni
80.000 franga donacion zviceran për zjarrfikësit në Gostivar
21.04.2016 15:58
Njësiti territorial kundër zjarreve në Komunën e Gostivarit është furnizuar me uniforma për mbrojtje nga zjarri...
Njësiti territorial kundër zjarreve në Komunën e Gostivarit është furnizuar me uniforma për mbrojtje nga zjarri, helmeta profesionale, pajisje ndihmëse, zorrë për hedhjen e ujit me profile të ndryshme, boca dhe maska oksigjeni si dhe pajisje tjera të nevojshme për punë efikase dhe të sigurt të njësitit në përditshmërinë e zjarrfikësve.
Donacioni është bërë i mundur fal angazhimit të mërgimtari nga Kërçova Xhemail Useini, me punë të përkohshme në Zvicër.
Ai tha se të gjithë duhet të angazhohen për prosperitetin e shoqërisë që i takojmë, duke shprehur bindje se ky donacion dhe donacionet e tjera në të ardhmen do të shërbejnë për sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Kryetari i Komunës, Nevza Bejta, shprehu falënderim për Useinin, për ndërmjetësimin në sigurimin e donacionit nga institucionet zvicerane.
“Dëshiroj t’u falënderohem miqve tanë zviceran dhe bashkëvendësit tonë nga Kërçova, Xhemail Useini, që inicioi realizimin e këtij donacioni tejet të rëndësishëm për Komunën dhe qytetarët e Gostivarit. Me këtë, mërgimtarët tanë e dëshmojnë që nuk e harrojnë vendin e tyre të lindjes dhe japin kontribut që vendlindja e tyre të zhvillohet”, tha Bejta.
Vlera e donacionit është rreth 80.000 franga zvicerane .
