Maqedoni

Zv/kryeministri Ademi takon ambasadoren Althauzer

21.04.2016 16:01

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi sot realizoi takim pune me Ambasadoren e Republikës së Gjermanisë Kristine Althauzer...

Në takim, Ademi dhe Althauzer diskutuan për krizën politike në vend, duke theksuar se të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes politike duhet të plotësojnë detyrimet e tyre për tejkalimin e gjendjes aktuale.
 
Zëvendëskryeministri Ademi shprehu besimin e tij se edhe përkundër gjendjes aktuale, Republika e Maqedonisë vazhdon të mbetet e orientuar kah qëllimi i saj strategjik, integrimi Euro-Atlantik.
 
“Ne duam të bëhemi sa më parë anëtar të NATO-s dhe gjithashtu të fillojmë negociatat për anëtarësim në BE” - theksoi Ademi në takim.