Obama në Arabinë Saudite diskuton me mbretin Salam rreth Iranit
Me dyer të mbyllura, për rreth dy orë, presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është takuar me mbretin Salman të Arabisë Saudite...
Në qendër të takimit ka qenë çështja e Iranit, një ndër arsyet që ka trazuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Dy liderët ranë dakord për rëndësinë e një qasje gjithëpërfshirëse për të ulur tensionet rajonale.
Kjo është hera e katërt dhe e fundit që Obama viziton Arabinë Saudite si president i SHBA-ve, për të lënë pas si trashëgimi një marrëdhënie të mirë mes dy vendeve.
Megjithatë, hijet e mosmarrëveshjeve u shfaqen qartë mes aleatëve, pasi vizita e Obamës për herë të parë nuk u transmetua nga mediat vendase.
Arabia Saudite, Kuvajti, Katari, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani e shohin Iranin si një kërcënim për sigurinë e tyre dhe thonë se përfshirja e tij në Irak, Siri, Liban dhe Jemen ka nxitur konfliktin dhe ka thelluar ndarjet sektare.
Shtëpia e Bardhë ka të njëjtin mendim se Teherani luan një rol destabilizues, por thotë se shpreson të sjellë një “paqe të ftohtë” për të shmangur ndezjen e një rivaliteti të ri në Lindjen e Mesme.
