Rasti “Shullazi” , përplasje pushtet-opozitë rreth krimit
Një thirrje ekstremiste e bërë nga ish presidenti dhe ish kryeministri, Sali Berisha, ka tronditur sallën e parlamentit shqiptar....

“Merrni armë e mbrohuni nga bandat kriminale të qeverisë”, iu drejtua Berisha shqiptarëve, duke iu referuar kryesisht miqësisë së pretenduar nga ai të kriminelit, Emiljano Shullazi, dhe kryeministrit Rama.
Ka reaguar ashpër ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për këto thirrje kriminale e antikushtetuese nga Berisha. Aq më tepër që, sipas tij, ky njeri i ka dhënë provat që shkakton kaos popullor.
Pak momente më vonë, Partia Socialiste i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë për përjashtimin e Berishës nga Kuvendi dhe të komisioneve parlamentare për 10 ditë, për shkelje të rregullores.
Më herët, kryeministri, Edi Rama, ka sqaruar se e ka takuar dy herë Emiljano Shullazin në zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2009, ku ai ka shkaktuar disa incidente ndaj socialistëve, me porosi të demokratëve. (Luljeta Ndoka, TVM2)
