Rasti “Tritol”, reagon Gruevski: PSP “tellall” i LSDM-së me sjellje inkuizitore

21.04.2016 19:35

Ndaj rastit të ri të ngritur sot nga Prokuroria Speciale ka reaguar lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski...

Sipas tij, edhe pres konferenca e sotme e prokuroreve speciale, njëjtë si të kaluarat, ishte me retorikë të pastër partiake dhe specialja, sipas Gruevskit, nuk e ka të qartë se çfarë funksioni ka.

Sipas Gruevskit, LSDM nuk mund të vijë në pushtet përmes rrugës normale, prandaj ka nevojë për ndihmën e PSP-së.

“Në pres konferencën e sotme disa herë u përmend emri im si gjoja ‘porositës’ dhe duket se e kishin shumë të rëndësishme të përmendin që unë jam i aboluar, duke besuar se do më vendosin në një kosh të njëjtë me njeriu të cilin dëshirojnë ta sjellin në pushtet, njeriu i cili pohonte se më i përgjuari në Maqedoni ka qenë pikërisht ai, por që është njeriu i vetëm për të cilin nuk ka as përgjime, e as lëndë, e as hetime nga ana e PSP-së, e ky është zotëriu Zoran Zaev.”- reagon Gruevski.

“Rasti “Kosmos” është vetëm konfirmim se ai që bën krim dhe procedura joligjore, i nënshtrohet ligjit. Ajo që dikush ka qenë deputet dhe i pasur, nuk do të thotë se mund të bëjë çfarë të dojë e ta thyej ligjin.”- potencon Gruevski në reagimin e tij.

“Është për të ardhur keq që Prokuroria Speciale, në vend të një institucioni të pavarur siç e prisnin të gjithë, u kthye në një instrument partiak i LSDM-së me elemente inkuizitore dhe sjellje joprofesionale. Kjo sjellje do ta çojë drejt josuksesit të sigurt.”- thotë Gruevski në reagimin e tij.