Siri, evakuohen 500 të plagosur

21.04.2016 20:23

Agjencitë e ndihmës kanë evakuuar 500 persona të plagosur nga qytetet e rrethuara të Sirisë...

Të evakuuarit kanë qenë në nevojë urgjente për trajtim mjekësor, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

250 persona janë nxjerrë nga qytetet që kontrollohen nga rebelët, Madaja dhe Zabadani. Po aq janë evakuuar nga dy qytete të tjera që kontrollohen nga forcat qeveritare, Foah dhe Kafraja.

Ka qenë ky evakuimi më i madh në Siri qysh në muajin dhjetor.

Operacioni është kryer nga “Gjysmëhëna e kuqe” e Sirisë, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.