PDSH, dështimi i Vienës rrezikon integrimet
Edhe PDSH ka reaguar pas dështimit të takimit të liderëve në Vienë...

Paralajmerimi prej para një viti i Kryetarit të PDSH-së, se qasja e tre partive që aktualisht përbejnë qeverinë ështe joserioze për sa i perket respektimit të Marrëveshjes së 15 Qershorit dhe 2 Korrikut, edhe një herë u vertetua edhe me rastin e dështimit të takimit të paraparë për në Vjenë.
Thellimi i krizës, përveç dëmeve tjera, ka lënë jashtë agjendës edhe prioritetin kryesorë të qytetarëve, integrimin në BE dhe NATO, kurse vlerat dhe parimet europjane që duheshte të jenë udhërefyes, tashmë janë jashtë agjendës qeveritare. Këto vlera duheshte të jenë përfitimi më i madh për qytetarët. Shqetësim shtesë në këtë situatë, paraqet në veçanti, ajo që pandërprerë e themi, që çështja e të drejtave të shqiptarëve ngeli jashtë çdo agjende.
Përcaktimi i Partisë Demokratike Shqiptare drejt BE-së dhe NATO-s, ngel i fuqishëm dhe i palëkundur!, thueht në reagimin e PDSH-së.
