Kundërprotesta, “Duam zgjedhje më 5 Qershor”

21.04.2016 21:36

Fund per skenaret destruktive, mjaft huliganeve dhe demtimit te permendoreve dhe realizimi i zgjedhjeve me 5 Qershore ishin mesazhet kryesore...

Fund per skenaret destruktive, mjaft huliganeve dhe demtimit te permendoreve dhe realizimi i zgjedhjeve me 5 Qershore ishin mesazhet kryesore te cilat i kane derguar kunderprotestuesit te cilet mbeshtesin iniciativen e levizjes qytetare per mbrojtjen e Maqedonise, para kuvendit.

Ata kane vendosur ngjitëse ne porten Maqedonia ku shkruhet “Populli eshte fuqi”, “Stop per huliganet” dhe “Zgjedhje me 5 Qershore”.

Protesta eshte zhvilluar me kenge patriotike Maqedonase dhe fjalime te mbajtura nga perfaqesuesit e kesaj levizje. 

“Ne sonte kemi ardhur këtu dhe nuk mbajmë kapela fantome në kokat tona. Ne nuk friksohemi sepse asgjë të keqe nuk mendojmë të bëjmë.Ne jemi vetëm për dashuri dhe mirkuptim dhe për Maqedoninë, për gjithmonë për të cilën rrahin zemrat e të gjith qytetarëve” – deklaroi Toni Mihajllovski. 

Kunderprotestuesit ishin te organizuar dhe kishin ardhur nga te gjtha vendet e Maqedonise ku rruget e qytetit u shendruar ne parkingje per autobuse. Protestuesit kane shkruar edhe parola me permbajtje kundra NATO-se dhe Bashkimit Evropian. (Besim Abdullahu, TVM2)