Maqedoni
Shtatëmbëdhjetë fatkeqësi komunikacioni në Shkup, dy persona me lëndime të rënda
22.04.2016 09:27
Shtatëmbëdhjetë fatkeqësi komunikacioni kanë ndodhur në territorin e Qytetit të Shkupit, gjatë 24 orëve të fundit...

Dy fatkeqësi janë me lëndime të rënda trupore, në të cilat janë lënduar një vozitës dhe një bashkëudhëtar në automjet të motorizuar udhëtimi. Tetë janë me dëme materiale, shtatë me lëndime trupore me ç'rast tetë persona kanë marrë lëndime më të lehta.
Gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara ndaj pjesëmarrësve në komunikacion nga ana e policisë rrugore, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh kundërvajtjesh. Gjashtë vozitës nuk kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, 4 vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 12 vozitës gjatë menaxhimit të automjeteve motorizuese, nuk e kanë rrypin e sigurisë apo kanë prëdorur celularin.
Gjatë ditës së djeshme Sektori për preventivë pranë SPB SHkup në kuadër të aktiviteteve të veta preventive realizoi leksion komuni9kacioni ku do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion në cilësinë e vozitësve të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme.
Në pjesën e aktiviteteve preventive deri më sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së IV në SHF "Dane Krapçev" dhe SHF "Naum Naumovski Borçe" në rajonin e komunës Gazi Babë.
Në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 13:00 Institucioni publik Qendra kulturore e fëmijëve - Karposh nga Shkupi, do të organizojë "Roler garë" ku do të marrin pjesë nxënësit nga të gjitha shkollat e rajonit të qytetit të Shkupit.
Nesër me fillim në orën 16:00 në qendrën sportive Jane Sandanski në korniza të ligës së kampionëve do të luhet ndeshje ndërkombëtare në hendboll ndërmjet KH Vardar dhe Vesprem.
Nga SPB Shkup u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë ndërmend të vijnë në ndeshjen e hendbollit t'i respektojnë shenjat dhe urdhërat që do t'u jipen nga ana e nëpunësve të uniformuar policor, ndërsa nëse vijnë me automjete të tyre të njejtit t'i parkojnë në hapësirat e lejuara për parkim në rrethinë./mia
