Botë

Ekuador, tëmet i ri 6 ballësh

22.04.2016 09:41

Kur vendi ende nuk e ka marrë veten nga tërmeti i para një jave, një tjetër dridhje e re prej 6 ballësh ka dridhur Ekuadorin...

Deri më tani nuk ka asnjë rrezik për cunami, ndonëse akoma nuk ka ndonjë raport për dëmet e shkaktuara.
 
Nga tërmeti i së shtunës së kaluar mbetën të vdekur 587 njerëz, përderisa të mbijetuarit e tragjedisë, vuajnë nga mungesa e  ushqim, ujit dhe shërbimeve mjekësore. 
 
Përveç përkujdesjes për qytetarët, qeveria në Ekuador përballet edhe me një faturë miliarda dollarëshe për riparimin e dëmeve të jashtëzakonshme që shkaktoi tërmeti i parë.