Biznes

Investime ne zonen ekonomike te Tetoves

06.03.2014 17:44

Oda Ekonomike Veriperëndimore dhe grupacioni “Normak”, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për investim ne zonën e lire ekonomike të Tetovës...

Oda Ekonomike Veriperëndimore dhe grupacioni “Normak”, nënshkruan një  memorandum bashkëpunimi për investim ne zonën e lire ekonomike të Tetovës. Investimet do t’i realizojë  ndërmarrja “Dauti komerc”, ndërsa do te arrijnë vlerën prej rreth 6 milion euro. Kryetari i Odes Ekonomike Veriperëndimore, Menderes Kuci, me këtë rast tha se ky investim paraqitet i pari në këtë zonë,  duhet të jetë model për stimul të afaristëve tjerë vendorë.
 
“Shënohet edhe investitori i parë në këtë zone dhe i dëshirojmë punë te mbarë dhe ta tërheq këmbën sa më zvarrë, në mënyrë që të tërheq sa më shumë investitorë të vendit, të cilët do të bashkëpunojnë me investitorët e jashtëm”, deklaroi nga Oda Ekonomike veriperëndimore, Menderes Kuçi. 
 
Ndërkohë Xhemali Dauti, theksoi se në këtë zonë do të ndërtohen objekte të nevojave të ndryshme. Ndërsa kryetari i Bordit Ekzekutiv të grupacionit “Normak”, Aki Etemi, tha se prioritet i grupacionit mbetet mbështetja e investitorëve vendore për hapjen e vendeve të reja të punës.
 
“Ka marrë një hapësirë prej 62 mijë metra katrorë tokë, në të cilën do të ndërtohen objekte të nevojave të ndryshme nga depot doganore, pompa te benzinës dhe shërbime tjera, që do të ketë një hapësirë prej 15 mijë metra katrorë, me një vlerë prej diku 5-6 milion euro”, tha Xhemali Dauti nga  “Dauti Komerc”. 
 
“Sa i përket ivenstimit të z.Xhemali Dauti, është një investim me përgjegjësi shumë të lartë  shoqërore për vendin dhe rajonin, do të jemi në shërbim të çdo investitori që do të ketë interes për hapje të vendeve të reja të punës”, u shpreh kryetari i Bordit Ekzekutiv të grupacionit “Normak”, z.Aki Etemi.
 
Projekti  pritet  të përfundojë brenda një viti dhe parashihet  që të jetë  në shërbim të kompanive tjera, që do të gravitojnë ne zonën e lirë ekonomike të Tetovës, në çështjet e  logjistikës, shpedicionit, transportit dhe të shërbimeve tjera. (Zejxhane Osmani)