Botë

Tusk: BE-ja nuk mund t'ia besojë çelësat për sigurinë e saj Turqisë

22.04.2016 10:14

Bashkimi Evropian është i obliguar të përpunojë politikë të vetme migruese dhe t'i marrë nën kontroll të ashpër kufijtë e saj të jashtëm...

Bashkimi Evropian është i obliguar të përpunojë politikë të vetme migruese dhe t'i marrë nën kontroll të ashpër kufijtë e saj të jashtëm,  por nuk duhet t'ia besojë çelësin për sigurinë e saj shteteve tjera, para se gjithash Turqisë.
 
Këtë e thekson kryetari i KE-së, Donald Tusk në një tekst në revistën franceze, Figaron.
 
"Para disa muajve përmenda se fluksi migrues është aq i fuqishëm dhe kjo duhet të ndalet. Prioritet duhet të jetë politika migruese reale me të cilën shtetet e BE-së do ta kthejnë mundësinë që të merren vendime për atë se kush do ta kalojë kufirin, kur dhe si. Këtu është edhe bërthama e një politike të mençur dhe humane për sigurimin e azilit", citon Tusk.
 
Sipas tij, marrëveshja me Turqinë jep rezultate dhe për disa muaj fluksi i migrantëve nëpërmjet rutës ballkanike është zvogëluar prej 70.000 njerëz në 3.000 në prill.
 
"Por njëkohësisht vendimi i gjetur për Ballkanin nuk është model universal...Askush nuk do t'i mbrojë kufijtë tanë përveç neve. Ne nuk mundemi t'ia japim çelësin e territorit tonë, të sigurisë sonë, cilit do shtet të tretë", thekson Tusk.
 
Ai thotë se BE-ja duhet të ndalet me lëshimet sepse mund të pranohen si dobësi.
 
"Vetëm masa vendosëse sigurojnë realizimin e detyrave humanitare. Nëse duam që BE-ja të mbetet e hapur dhe tolerante ne nuk mundemi të lejojmë të mbesim pa mbrojtje. I domosdoshëm është solidariteti dhe vendosshmëria nga të gjitha shtetet anëtare lidhur me politikën migruese. Sepse në rrezik eksponohet jo vetëm e ardhmja e Shengenit, por edhe i tërë Unioni", paralajmëron Tusk.
 
"Liria jonë përfshin liri të fjalës dhe kjo nuk do të jetë lëndë e çfarëdo lloji të tregjeve politike me cilindo qoftë partner. Këtë porosi duhet ta dëgjojë presidenti i Turqisë Erdogan. Mund të udhëhiqen negociata për para, por jo edhe për vlera", thekson ai.
 
Tusk dhe kancelarja gjermane Angela Merkel të shtunën do të jenë për vizitë në Turqi./mia