Botë
Obama thirrje britanikëve të qëndrojnë në BE
22.04.2016 10:47
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje britanikëve të qëndrojnë në Bashkimin Evropian...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje britanikëve të qëndrojnë në Bashkimin Evropian për të kontribuuar në luftën e madhe ndërkombëtare kundër terrorizmit.
Obama mbërriti mbrëmë pas mesnate në Londër pas përfundimit të vizitës në Arabinë Saudite.
“Edhe pse ne të gjithë e çmojmë sovranitetin tonë, kombet që ushtrojnë ndikimin e tyre në mënyrë më efektive janë kombet që e bëjnë atë nëpërmjet veprimit kolektiv që sfidat e sotme i diktojnë”, është shprehur Obama për gazetën Daily Telegraph, duke shtuar se ky lloj bashkëpunimi, duke filluar nga shkëmbimi i infomarmacioneve mes agjencive të inteligjencës së secilit vend kundër terrorizmit dhe deri tek marrëveshjet për të krijuar vende të reja pune dhe rritje ekonomike, do të jetë shumë më efektiv në qoftë se shtrihet në të gjithë Evropën.
Qëndrimi apo jo i Britanisë në familjen evropiane ka ndezur një debat të madh në Britani, ku me afrimin e referendumit po rritet edhe presioni ndaj kryeministrit Cameron.
Kreu aktual i bashkisë së Londrës Boris Jonson ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar i ka mbyllur hesapet me Bashkimin Evropian.
GAZMEND REXHEPI
