Botë

Kryeministri sllovak është hospitalizuar për shkak të problemeve me zemrën

22.04.2016 11:11

Kryeministri sllovak Robert Fico sot do të operohet në Qendrën kardiologjike, lajmëruan mediat lokale...

Siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s, informata  për gjendjen e tij shëndetësore nuk ka.
 
Burime anonime, thonë se bëhet fjalë për operacion bajpas të zemrës.
 
Fico ishte hospitalizuar javën e kaluar, pasi nuk është ndjerë mirë pas vrapimit të rregullt të mëngjesit. Papraprakisht, ai anuloi disa vizita zyrtare dhe mbledhje./mia