Maqedoni
Edhe shqiptarët në protesta
22.04.2016 11:49
Gjatë ditës së sotme janë të parapara të mbahen protesta në kampusin shqiptar të organizuara nga disa subjekte politike shqiptare...

Gjatë ditës së sotme janë të parapara të mbahen protesta në kampusin shqiptar të organizuara nga disa subjekte politike shqiptare jashtëparlamentare (LR-PDSh, RDK) në bashkëpunim me OVL-UÇK-në, si dhe Shoqatën “Ilirikum Libertas”.
Protesta pritet të fillojë në orën 14:00.
Aleanca për shqiptarët në bashkëorganizim me shoqatat civile protestojnë nën moton “Protesto shqip”, edhe atë kundër obstruksioneve ndaj Prokurorisë Speciale, proceseve të montuara politike dhe kundër Qeverisë.
