Botë

Kriza e Sirisë, opozita braktis bisedimet për paqe

22.04.2016 12:01

Opozita siriane do të braktisë bisedimet për vendosjen e paqes në Siri...

Lajmi është komunikuar nga drejtuesi i delegacionit opozitar negociues, Asaad Al Zoubi, i cili theksoi se shkak i këtij vendimi është bërë mungesa e seriozitetit nga ana e përfaqësuesve të qeverisë së Bashar Al Assadit.

Gjatë largimit, shefi negociator i opozitës u pyet edhe në lidhje me presionin e ushtruar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë kërkuar që përfaqësuesit të vijojnë negociatat pavarësisht vështirëve.

Al Zoubi deklaroi se ekipi i ka marrë në konsideratë të gjitha këshillat, por theksoi se vazhdimi i diskutimit është bërë i pamundur, pasi qeveria e Bashar al Assadit nuk kërkon që vendi të kalojë përmes një procesi politik. Bisedimet për paqe në Gjenevë prej muajsh janë drejtuar nga i deleguari special i OKB-së, Staffan De Mistura.

Nga ana tjetër, kur palët negociatore ndërprenë zyrtarisht bisedimet, dy helikopterë kanë bombarduar në qytetin sirian të Hamasit, duke vënë në rrezik edhe marrëveshjen e armëpushimit. Një gjë e tillë mund t’i nxisë rebelët që kundërshtojnë regjimin e Assadit që të sulmojnë sërish.