Show Biz
Prince ndërron jetë: Lamtumirë nga një gjeni i popit
22.04.2016 12:10
Kitarist gjenial, këngëtar i përkryer, autor fantastik, aranzhues plot fantazi: Prince karakterizoi muzikën pop të shekullit të 20-të...

Me vdekjen e tij të parakohshme skena humbet një nga figurat më me influencë të saj.
Qysh në vitet 80-të e 90-të duken shenjat që Prince është në të njëjtin nivel me të mëdhenjtë e muzikës pop si në nivelin artisitik, ashtu edhe në atë komercial.
Vetëm Madonna, Michael Jackson dhe U2 ia kalojnë me shitjen e disqeve dhe sukseset në koncerte amerikanit nga qyteti industrial Minneapolis. Përkohësisht Prince konsiderohet si rivali i Michael Jacksonit që ndërroi jetë më 2009.
Përzierja e muzikës së tij me tone funk, pop, blues dhe rock, interpretimi shpërthyes në kitarë, zëri i ngrohtë dhe me fleksibilitet të lartë soul, me tekstet me gjuhë arrogante dhe të lehtë elektrizonin masat - e natyrisht të paharrueshme mbeten hitet e tij si "Purple Rain", "Kiss" apo "Sign O' The Times".
Spektaklet me shumë efekte të Prince Roger Nelson, trupvogël me vetëm 1,57 m. shtat - djalë i në muzikanti zezak jazz-i dhe i një këngëtareje të bardhë - janë si panaire me ngjyra të forta të një gjeniu ekscentrik të muzikës.
Superstar i viteve 80-të
Prince, i lindur më 7 qershor 1958, qysh me debutimin me albumin "For You" (1978)u konsiderua si një fëmijë gjeni. Në moshën 19 vjeҁare ai ishte një multi-instrumentist dhe artisiti më i ri, të cilit Warner i konceptoi një album me regjinë e tij. Përmbajtja e teksteve të disqeve të para ishte si përshkrim i ëndrrave të një adoleshenti, por muzika e frymëzuar prej të mëdhenjve si James Brown, Jimi Hendrix, Curtis Mayfield apo Sly Stone, po ashtu si edhe nga Beatles - tingëllonte jashtëzakonisht e pjekur.
Me albumin e dyfishtë ambicioz "1999" dhe me "Little Red Corvette" në vitin 1982 ai arriti suksesin. Me kolonën zanore të filmit "Purple Rain" Prince dy vjet më vonë e plotësoi karrierën e tij në kategorinë e superstarit. Me "Nothing Compares 2 U" (kënduar edhe nga Sinead O'Connor) ai kompozoi një ndër baladat më të bukura në historinë e muzikës pop.
