Maqedoni
Një trup i pajetë nxirret prej ujërave të lumit Vardar në Shkup
22.04.2016 13:33
Një trup i një personi të panjohur i gjinisë mashkullore i moshës midis 70 dhe 80 vjeç është nxjerrë dje rreth orës 13:45...

Një trup i një personi të panjohur i gjinisë mashkullore i moshës midis 70 dhe 80 vjeç është nxjerrë dje rreth orës 13:45 prej ujërave të lumit Vardar në Shkup, kumtoi MPB.
Vdekja është konstatuar nga ana e mjekut të ndihmës mjekësore emergjente. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB - Shkup. Me urdhrin e Prokurorisë publike, trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion në Institutin për mjekësi ligjore./mia
