Një kosh i Harden “in extremis”, i jep fitoren Houstonit
Sërish tri ndeshje të luajtura mbrëmë në NBA, por këtë herë surprizat nuk munguan...
Skuadra kampione e Golden State u mund 97-96 nga Houston në fushën e këtij të fundit, një fitore e merituar e skuadrës teksane, por që në fund rrezikoi përmbysjen e miqve.
Ishte Harden ai që realizoi kohën e fitores në sekondat e fundit (35 pikë për të), duke qenë vendimtar për skuadrën e tij.
Ai thuajse mposhti i vetëm miqtë nga Golden State, ku u ndie mungesa e Stephen Curry.
Madje më i miri për fqinjët ishte Speights (22 pikë), që e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa Thompson realizoi 17 pikë.
Rikthehet te fitorja Oklahoma, duke mundur thellë 131-102 Dallas në fushën e këtij të fundit.
Një hakmarrje për Thunder, që patën epërsi gjatë gjithë kohës dhe fituan të katërta periodat, duke mos e diskutuar fitoren.
Durant realizoi 34 pikë, duke qenë më i miri në parket, mbështetur nga Westbrook me 26 pikë e Kanter me 21.
Për Dallas, nuk mjaftuan 22 pikët e Matthews. Përmbys fitoret në Lindje skuadra e Torontos, që mposhti dje 105-81 Indiana jashtë fushe dhe udhëheq 2-1 serinë e ndeshjeve.
Për miqtë u dallua dyshja DeRozan-Lowry, me nga 21 pikë secili.