Botë

Kosovë, arrestohen 9 të dyshuar për krim të organizuar

22.04.2016 14:18

Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona nën dyshimet për krim të organizuar...

Në një komunikatë për media thuhet se operacioni është kryer në rajone të ndryshme, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.
 
Të arrestuarit dyshohen për veprat penale: organizim i skemave piramidale, bixhozit dhe krim të organizuar.
 
Gjatë operacionit, që është bërë me urdhër të gjykatës kompetente, janë sekuestruar edhe prova materiale si: armë zjarri, fishekë, aparate të lojërave të fatit e të tjera.