Maqedoni

Takim Popovski -Koxias, bisedohet për 11 masat për ndërtimin e besimit

22.04.2016 14:24

Marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike mes Maqedonisë dhe Greqisë, progresi në zbatimin e masave për ndërtim të besimit...

Marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike mes Maqedonisë dhe Greqisë, progresi në zbatimin e masave për ndërtim të besimit dhe problemet në rajon ishin temat kryesore për të cilat sot në Selanik biseduan ministrat e punëve të jashtme, Nikolla Poposki dhe Nikos Koxias.  
 
Ky i fundit, që para takimit deklaroi se me Poposkin nuk do të bisedojnë për çështjen e emrit. 
 
Lidhur me masat për ndërtimin e besimit, Koxias përkujtoi se deri tani kishte dy raunde takimesh dhe bisedimesh për masat. 
 
“Petros Mavroidis, drejtor politik i Ministrisë së Jashtme greke  do të jetë me 25 prill në Shkup për raundin e tretë të negociatave për masat për ndërtimin e besimit. Veçmë jemi dakorduar për 11 masa dhe shtohen edhe risi, të cilat janë për përmirësim e zhvillimit të lidhjeve ekonomike dhe shoqërore", tha ministri i jashtëm grek. 
 
Sipas tij , edhe krahas masave për ndërtim të besimit veçmë ka filluar dicka që në diplomacinë ndërkombëtare quhet dialog politik me këtë vend.