Maqedoni
Dita ndërkombëtare e tokës, sivjet nën slloganin ”Pemët për tokën”
22.04.2016 14:31
Sot është Dita ndërkombëtare e tokës. E vendosur edhe në kalendarin e OKB-së, kjo ditë shënohet me aktivitete në rreth 200 shtete...

Sot është Dita ndërkombëtare e tokës. E vendosur edhe në kalendarin e OKB-së, kjo ditë shënohet me aktivitete në rreth 200 shtete, nën organizimin e reth 22 mijë OJQ-ve.
Dita ndërkombëtare e tokes ka për qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për të ndaluar keqëpërdorimin e resurseve natyrore të planetit tonët.
Moto e shënimit të 22 prillit, është “Pemët për tokën”. Fushates edhe sivjet ju bashkangjit edhe Maqedonia.
“UNDP gjithmonë do të japë mbështetje për ballafaqimin me ndryshimet klimatike. Gjithashtu është me rëndësi të përmendet se,187 shtete, mes të cilave edhe Maqedonia, do të nënshkruajnë formalisht marëveshjen e Parisit për klimën”, deklaroi me këtë rast Aleksandro Frakaseti, përfaqësues i UNDP-s në Maqedoni.
“Mbrojta e mjedisit është një ndër sferat shumë të rëndësishëm të cilës duhet ti kushtojmë kujdes të veçantë. Kujdes të vaçantë duhet t’u përkushtojmë edhe ujrave, të cilat janë pjesë e mjedisit. Në atë drejtim të mbrojmë ujrat nga ndotja dhe t’i shfrytëzojmë në mënyrë sa më racionale”, thonë përfaqësues të Ministrisë së Ekologjisë.
Dita e veçantë e Tokës si dite e miratuar dhe nga OKB, është festuar për herë të parë në 22 prill 1970, është propozuar nga senatori amerikan Gaylord Nelson në 1968.
REJHANE BUSHI-METAJ
