Maqedoni
Ekstradimi i Bozhinovskit, ShGM: Dëm për lirinë e mediave
22.04.2016 14:36
Gazetari maqedonas, Zoran Bozhinoski është ekstraduar në Maqedoni...

Ministri i Drejtësisë në Serbi, Nikolla Selakoviq e ka nënshkruar vendimin për ekstradimin e Bozhinovskit, i cili u arrestua dje në Novi Sad, pas flet arrestit të qeverisë së Maqedonisë për rastin ‘Spiun’. Por vendimi për ekstradimin e Bozhijovskit në Maqedoni, ka ngjallur reagimin e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë.
“Vendimi për ekstradim i gazetarit të akuzuar për spiunim dhe kushtëzim do të shkaktojë dëm të madh për lirinë e mediave jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Me këtë ekstradim Serbia e vë në rrezik të manevojshëm gazetarin ndaj të cilit janë të infirmuar se ka pasur kërcënime nga përfaqësues të lartë qeveritarë. Qeveria e Serbisë do të mbajë përgjegjësinë për trajtimin eventual jonjerëzor të Bozhinovskit në burgjet e Maqedonisë. Është e çuditëshme që një vend që ka filluar bisedimet për aderim në BE, nuk merr dot në mbrojtje një gazetar ndaj të cilit është e qartë se në shtetin amë mnuk do të ketë as kushtet minimale për një gjykim korrekt, duke pasur parasysh besueshmërinë e rrënuar të qytetarëve në sistemin gjyqësor. Është perverse të ekstradosh një gazetar në vendin ku policia e fshehtë është e përzier në përgjimin masiv të qytetarëve të saj e ku presidenti amneston politikanët e dyshuar për vepra të rënda kriminale”, thuhet në reagim.
SHGM i ka siguruar Bozhinovskit ndihmë juridike dhe kërkon nga avokati i popullit, Ixhet Mehmeti që ta vizitojë atë në burg.
