Rasti “Kosmos”, LSDM kërkon dorëheqjen e Toni Trajkovskit

22.04.2016 16:31

Një ditë pasi Prokuroria Speciale zbardhi se rrënimi i objektit “Kosmos” ishte bërë në mënyrë joligjore dhe për hakmarrje politike, këshilltarët e LSDM-së në komunën e Gazi Babës kërkuan dorëheqjen urgjente të kryetarit të komunës, Toni Trajkovski...

Ata i kërkuan  Tajkovskit të kërkojë tërheqjen e vendimit të faljes nga presidenti Ivanov. Ata kërkojnë procedura adekuate gjyqësore edhe ndaj personave të tjerë të  komunës së Gazi Babës të përfshirë në rastin “Kosmos”.

“Kërkojmë që Toni Trajkovski menjëherë të japë dorëheqje. Njeriu i cili ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale nuk mund të udhëheq me komunën e Gazi Babës. Gjithashtu Toni Trajkovski duhet të kërkojë nga presidenti, Gjorge Ivanov, të tërheq vendimin për faljen e tij në mënyrë që institucionet të hapin procedurë. Për të gjitha keqpërdorimet duhet të ketë procedura adekuate ligjore. Çdokush që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet.”- deklaroi këshilltari komunal i LSDM-së në Gazi Babë, Dario Nikollovski.