Thirrja për armatosje të shqiptarëve, 10 ditë përjashtim nga Kuvendi për Berishën
Pas thirrjes së ish-kryeministrit, Sali Berisha, për armatosjen e popullsisë, Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë atë për 10 ditë nga çdo veprimtari parlamentare....

Reagimi i demokratëve ishte i ashpër. Nënkryetari i partisë, Edmond Spaho, tha se u keqinterpretua deklarata e Berishës. Ndërsa deputeti socialist, Taulant Balla, tha se Byroja vendosi masën më të rrepte që parashikon rregullorja, pasi Berisha tregoi se nuk e do reformën në drejtësi.
Më herët, kryeministri Rama tha se në një vend normal Berisha duhej të ishte marrë i pandehur pas deklaratave të tij ekstremiste. Por, kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha, tha në një deklaratë se propozimi i Berishës erdhi pas situatës së rëndë kriminale që po mbizotëron në vend.
Gjatë seancës së djeshme plenare, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të armatosen për t’u mbrojtur nga bandat kriminale. (Luljeta Ndoka, TVM2)
