Të dielën përcaktohet kampioni i ri i vendit
Të dielën, vazhdon kampionati i Maqedonisë në futboll me takimet e javës së dytë të pla-off-it dhe play-out-it...

Derbi sërish do të luhet në Shkup, në stadiumin “Filipi i Dytë” mes Vardarit dhe Shkëndijës e cila ndeshje mund të përcaktoj kampionin e ri të vendit. Para një javësh këto dy skuadra u ndanë në barazim, në një ndeshje me plotë tensione edhe incidente, në të cilën tifozët maqedonas “Komiti” sulmuan kryesinë e Shkëndijës.
Të dielën, edhe Renova do të zhvilloj një ndeshje tepër të rëndësishme kundër Horizont Turnovës në fushën e këtyre të fundit me qëllim që t’i shmanget barazhit.
Ndërsa, Shkupi këtë javë do të udhëtojë për në Kocani, ku do të ndeshet me Bregallnicën “vendase”. Të gjitha ndeshjet e javës së 29-të do të luhen të dielën me fillim prej orës 16:00.
