Maqedoni
Me kamera deri te zvogëlimi i incidenteve
06.03.2014 19:15
35 kamera do të vendosen në autobusët dykatësh të firmës “Kent-kart” dhe 15 në autobusët e tjerë të transportit publik në kryeqendër, me qëllim që udhëtarët të ndjehen më të sigurt dhe të ketë dëshmi për çdo gjë që ndodh brenda në autobus. Kamerat tashmë janë vendosur në autobusët me numër 19, 65, 2, 7 dhe 9, ndërkohë gjatë ditëve në vijim, do të instalohen edhe në autobusët e tjerë.

“Ndoshta më sigurt, udhëtarët nuk mendojnë se funksionojnë, por kur do të nisin edhe policia të vëzhgojnë, do të binden. Në punë na kërkojnë dëshmi për atë çka ndodh”, u shpreh shoferi i autobusit, Gazmend Sejfullahu.
Qytetarët që udhëtonin gjatë ditës së sotme me autobusin me numër 9, thonë se ndjehen më të sigurt.
Instalimi i kamerave, është pjesë e projektit të ndërmarrjes publike të autobusëve dhe policisë, me qëllim të zvogëlimit të incidenteve dhe ngritjen e vetëdijes së të rinjve për mirëkuptim të ndërsjellë.
Kamerat e instaluara, do të incizojnë gjatë gjithë ditës dhe do të jenë dëshmi për policinë. Për siguri më të madhe, është shtuar edhe numri i kontrolluesve në autobusët më kritik. Gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar më shumë se 9 sulme ndaj shoferëve dhe 15 incidente mes nxënësve të shkollave të mesme. (RINA TURKESHI)